Të shtëna me armë zjarri në Durrës, një 43-vjeçar i plagosur
26/04/2022 10:50
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në Durrës, pranë Gjykatës së Durrësit.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, 43-vjeçari A.S., është plagosur në këmbë dhe dërguar në spital.
Aktualisht po punohet për kapjen e autorit, i identifikuar si A. Z., 35 vjeç, i cili pas plagosjes është larguar nga vendngjarja.
Paraprakisht deklarohet për një plagosje për motive të dobëta.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel