Për një vit të gjitha prokuroritë në vend përgjuan 3664 shtetas shqiptarë. Kjo shifër bëhet e ditur nga Prokuroria e Përgjithshme.

Ndërkohë gati 50 përqind e tyre i përkasin përgjimeve të SPAK.

Arben Kraja: Kemi përgjuar më shumë për çështje korrupsioni që janë zyrtarë të të gjitha niveleve , por nëse ua them ç’rëndësi ka hetimi.

Mes 1500 të përgjuarve të SPAk ka dosje të përgjimeve të tenderave , të punësimeve të paligjshme apo edhe të drogës

Me një qendër përgjimesh të vënë në dispozicion të SPAK , ranë në rrjetën e prokurorëve ish kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe dhe disa zyrtarë të kësaj bashkie që diskutojnë nga furnizimi me karburant deri tek notat e fëmijëve.

Por çështja me e diskutueshme mbetet ajo e Rovena Vodës ish-zëvendës ministre e brendshme emri i te cilës u zbardh pas përgjimeve ndaj një grupi trafikantësh të ndjekur përmes telefonatave për dy vite me radhë, por që ish-zyrtarja u vu nën akuze për ryshfet pasi pranoi një arke me peshk dhe një telefon, ndërkohë që punësimi nuk u realizua.

Gjithashtu nga përgjimet përfundoi ne burg edhe prokurori i Kukësit Edmond Karriqi dhe prokurori i Sarandës Sali Hasa.

Për këtë vit me përgjime dhe metoda të tjera PSAK  dërgoi në paraburgim ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ish-sekretarin e përgjithshëm Alqi Bllako dhe një sërë ish zyrtaresh te tjerë të përfshirë në çështjen e inceneratorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA