Policia e Michigan identifikon oficerin që qëlloi për vdekje të riun me ngjyrë në ndalesën e trafikut (video-foto)

26/04/2022 17:17

Policia amerikane ka identifikuar dje publikisht oficerin e Michigan që qëlloi për vdekje një 26-vjeçar me ngjyrë gjatë një ndalese në trafik në fillim të muajit, që ka rindezur zemërimin për brutalitetin e forcave të rendit në SHBA.

Christopher Schurr, ka qenë pjese e policisë së Grand Rapids prej shtatë vitesh. Ai u konfirmua dje si oficeri që qëlloi për vdekje Patrick Lyoya më 4 prill.

Kreu i policisë Eric Winstrom tha se publikimi i emrit të Schurr ishte në interes të “transparencës, të reduktimit të spekullimeve dhe shmangies së konfuzionit në vijim”.

Zhvillimi vjen dy javë pas publikimit të videos së arrestit të viktimës, gjatë të cilit u qëllua papritur me armë.

Video tregon se Lyoya del nga makina në dukje konfuz, teksa oficeri i kërkon dokumentet dhe e urdhëron të rikthehet në makinë.

Pas një ndjekjeje të shkurtër Schurr e Lyoya përleshen dhe oficeri tenton ta qëllojë me pistoletën elektrike. Por më pas kur i arrestuari ishte i shtrirë përtokë në lëndinë ai nxjerr armën dhe e qëllon me një plumb në kokë, raportojnë mediat amerikane.

Autopsia konfirmoi se plumbi që vrau Lyoya vinte nga një armë që mbahej prapa kokës së tij.

Lyoya ishte një refugjat nga Kongo dhe vdekja e tij shkaktoi protesta të gjera në Grand Rapids ku aktivistët e përcaktonin si një shembull të dhunës abuzive të një polici të bardhë ndaj një të arrestuari me ngjyrë.

Ne kohen e incidentit, kreu vendas i policisë Eric Winstrom ka publikuar viden e përplasjes fatale, duke përfshirë dhe atë të xhiruar nga pasagjeri në makinën e Lyoya, i cili kishte dalë jashtë për të filmuar episodin e rëndë.

“Unë e konsideroj një tragjedi . … ishte e gjitha shumë e trishtë për mua,” tha Winstrom, ish-komandant i policisë së Chicago që kërkonte transparencë në lidhje me incidentin.

“Siç shikova unë në video pistoleta elektrike qëlloi dy herë por pa gjetur kontakt. Më pas Lyoya ishte qëlluar në kokë”, tha Winstrom.

FOTO GALERI
3/4
Familjaret e viktimes ne kerkim te drejtesise

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA