Komiteti i Ekspertëve flet për një situatë të qëndrushme të pandemisë Covid 19 në vend.

Zv/ministrja Mira Rakacolli u shpreh se Shqipëria paraqet në gjendje të qëndrueshme.

“Me numra të pakët qytetarësh që kanë nevojë për trajtim spitalor. Prej një jave nuk ka humbje jete.” U shpreh Rakacolli.

Ndërsa raportoi me shifra për situatën, drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini vuri theksin në vaskinën anticovid.

“Incidenca dy javore e cila është në ulje në nivelin e 7.9% krahasuar me javën e 13 dhe 14, edhe incidenca javore është e ulur në krahasim me javët pararendëse, por një kohësisht edhe me nivelin e pozitivitetit i cili në javën e fundit ka shënuar nivelin e 3.8% të mostrave të testuara në 24 orë. Aktualisht në vend janë mbi 430 raste aktive, pra 15 raste për 100 mijë banorë.

Edhe rastet e hospitalizuara, kanë pasur një trend shumë herë më të ulët krahasuar me javët pararendëse. Komiteti i Ekspertëve do të vazhdojë të monitorojë me vëmendje situatën dhe këto masa do të vlerësohen në dinamikë duke u bazuar në nivelin e riskut brenda vendit apo në botë dhe do të ndryshojnë sipas nivelit të këtij risku ashtu sikurse është edhe rekomandimi i OBSH.” u shpreh Tomini.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA