Nuk morën shtëpi në pallatin e ndërtuar në truallin e tyre, kërcënojnë se do të vetëflijohen.
Ata janë mbyllur në një dyqan në katin e parë të pallatit dhe thonë se kanë një bombul gazi, ndërsa thonë se do të vetëflijohen, pasi i kanë marre pronën dhe kanë ndërtuar pallat, ndërkohë që nuk kanë përfituar banesë në pallatin e ndërtuar.
Ato kërkojnë zgjidhje nga të gjitha strukturat nga bashkia deri te përmbarimi.
Njoftimi i policise:
Më datë 26.04.2022, rreth orës 11:05, në lagjen “10 Korriku”, janë futur në një dyqan në katin e parë të një pallati, 3 shtetase, të cilat për shkak të një konflikti pronësie me investitorin e pallatit, kërcënojnë se do të kryejnë vetëvrasje.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po negociojnë për zgjidhjen e situatës.
Top Channel