Kequshqyerja te fëmijët/ Studimi në shkolla: Nuk hanë mëngjes, nuk konsumojnë perime

26/04/2022 19:45

Ky moment mes fëmijëve që marrin bukën me gjalp me vete jashtë shtëpisë i shkëputur  nga filmi ‘Mimoza Llastica’ duket shumë i largët për të vegjlit e ditëve të sotme. 

Më shumë se gjysma e fëmijëve (58%) të grupmoshës 6 deri 15 vjec , marrin çdo ditë para me vete në shkollë për t’u ushqyer. Sipas studimit të Institutit të Shëndetit publik me 7578 fëmijë në 37 shkolla në 12 qarqet e vendit rezulton se  më shumë se dy nga tre fëmijë  nuk kishin konsumuar mëngjes në ditën e matjeve shëndetësore.

Fëmijët krijojnë varësi nga ushqimet e pashëndetshme, si dhe studimi vërteton se ata konsumojnë pak ose rrallë perime.  Një në dhjetë nxënës nuk ka provuar kurrë lulelakër ose kungull, teksa 1 e treta e tyre e hanë darkën duke parë televizor, duke përdorur një telefon celular ose tablet.

Zakonet e të ushqyerit keq që në fëmijëri do të shkaktojnë sëmundje në moshën madhore të tyre, ngrenë shqetësimin nutricionistët.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA