Hepatiti te fëmijët/ Komiteti Teknik i Ekspertëve: Shenjat janë në traktin tretës, diarre dhe zverdhja e lëkurës

26/04/2022 11:29

Mjekja Silva Bino ka bërë me dije se deri më tani nuk ka të dhëna për prezencën e hepatitit në  vendin tonë, pavarësisht se është ngritur alerti.

Gjatë konferencës së Komitetit Teknik të Ekspertëve, Bino tha se ISHP është në gjendje që të identifikojë këtë virus.

Bino: Ne kemi marr njoftimin për hepatitin, nuk kemi të dhëna në vendin tonë, natyrisht rastet më të shumta janë në MB dhe SHBA. Kemi ngritur vëmendjen, kemi ngrit alerin. Deri tani asnjë shenjë shqetësuese. ISHP është në gjendje të bëjë identifikimin e adenovirusit.

Shefja e Pediatrisë Infektive në QSUT, Gjeorgjina Kule tregoi shenjat për të cilat prindërit duhet të shqetësohen.

Kule: Shenjat lidhen me traktin tretës, të vjella, diarre, këputje dhe zverdhje të lëkurës. Nëse ka turbullira të traktit tretës dhe nuk qetësohen, të drejtohen te mjeku i familjes për të mos na shpëtuar ndonjë rast dhe për të dhënë ndihmën e nevojshme. Kemi vënë re çrregullim të mëlçisë në kuadër të Covid, por  të gjitha rastet janë trajtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA