Gjyqi i Johnny Depp/ Dëshmia e psikologes sjell çrregullimet psikologjike të ish-gruas Amber Heard (fotot)

26/04/2022 18:41

Sot në ‘telenovelën’ e gjyqit të Johnny Depp kundër ish-gruas Amber Heard, u paraqit për të dëshmuar një psikologe klinike që tha se Amber Heard ka “çrregullimin psikologjik të ndryshimit të karakterit” si dhe “çrregullimin histrionik të personalitetit”.

Doktoresha ligjore Dr. Shannon Curry e pajtuar nga grupi i aktorit amerikan tha se kishte arritur në konkluzionet e saj pas ekzaminimeve prej rreth 12 orësh të aktores në dy seanca më 10 e 17 dhjetor 2021, në përgatitje të çështjes.

“Ka prova të këtyre diagnozave në të dhënat e saj dhe në raportimet e bëra nga vetë ajo,” tha Curry para jurisë.

Pas dëshmisë së Curry gjykata kishte marrë një periudhë pushimi për të vlerësuar çështjen, duke thënë se doktoresha mund të rithirret për të dëshmuar pas rinisjes së gjyqit.

Curry është gjithashtu doktoreshë e liçencuar për terapinë e çifteve të njohur si “Gottman Method”, që është një qasje kërkimore për të ndihmuar në riparimin e marrdhënieve në çift.

Ajo ishte sjellë fillimisht në gjyq nga grupi ligjor i Depp për të diskutuar detajet që binin në sferën e “dhunës nga partneri intim”, por më vonë iu kërkua të bënte të tjera vlerësime psikologjike.

Avokati i Amber Heard kundërshtonte linjën e pyetsorit të saj, që sipas mediave kishte bërë disa herë të qeshte në gjykatë akuzuesin Johnny Depp.

Avokatët morën gjithashtu në pyetje Ben King, kujdestarin e shtëpisë së Depp, në lidhje me një sherr mes çiftit në vitin 2015 në Australi, ku aktori kishte mbetur me një gisht të thyer.

Pretendimet për dhunë nga Depp u kundërshtuan shpejt nga avokatët e Heard, çka u pranua nga gjykatësja Penney Azcarate.

Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
1/6
Doktoresha ligjore Dr. Shannon Curry e pajtuar nga grupi i aktorit amerikan tha se kishte arritur në konkluzionet e saj pas ekzaminimeve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA