Dhanë para me fajde, dy persona të akuzuar në Kosovë
26/04/2022 10:34
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në kundër dy persona që akuzohen për dhënien e parave me fajde.
Të pandehurit R.J dhe H.D, sipas prokurorisë, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare vazhdimisht kanë dhënë para me fajde me kamat mujore dukshëm jo proporcionale.
R.J akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Fajdeja’’, ndërsa H.D akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Ndihma në kryerjen e veprës penale Fajde’’.
Top Channel