Çifti britanik gjenden të vdekur në vrasje-vetëvrasjen pas dështimit të ‘ëndrrës turistike’ në Francë (fotot)

26/04/2022 21:20

Janë publikuar sot nga mediat britanike fotot e çiftit që ëndërronin të hapnin një hotel në rrëzë të maleve Pirene, aventura e të cilëve u kthye në tragjedi, sipas raportimeve prej vështirësive financiare.

Hetuesit francezë besojnë se 64 vjeçari John Boyes, ka vrarë gruan e tij Kathryn, 65 vjeçe, dhe më pas vari veten në shtëpinë e tyre pranë Toulouse në jug të Francës ku ata planifikonin të hapnin një hostel për turistë.

Çifti u gjetën të vdekur brenda shtëpisë së tyre në Boudrac, fshati me popullatën prej disa qindra banorë, pasi miqtë e tyre të shqetësuar erdhën për të hetuar kur nuk dëgjonin prej tyre që prej disa ditësh.

Mësohet së fundmi se çifti kishin blerë shtëpinë e pushimit prej një çifti holandez për 200,000 paundë verën e shkuar, me qëllim ta transformonin në një shtëpi pushimi.

Ata kishin shpenzuar kohë e para për të konvertuar shtëpinë familjare në një vend pritje të vizitorëve por projekti duket se kishte hasur në vështirësi financiare.

Çifti dukeshin të sjellshëm teksa punonin në shtëpinë dhe kopshtin e tyre, dhe përshëndeteshin shpesh me fqinjët teksa shëtisnin qentë e tyre në fushat rrethuese.

E përditshmja britanike Daily Mail shkruan se dështimet financiare të biznesit kishin bërë që  John të bëhej i dhunshëm ndaj Kathryn para se të merrte dhe jetën e tij, thanë hetuesit francezë.

Prokurori vendas Christophe Amunzateguy konfirmonte: “Duket si një rast vrasje-vetëvrasjeje. Gruaja kishte qenë prej ditësh e vdekur me një litar rreth qafës. Plagë u gjetën gjithashtu në trupin e saj. Kishte shenja mbytjeje dhe goditjesh.”

Xhandarmëria gjeti gjithashtu John të vdekur në plevicën e jashtme.

“Ai u gjet i varur dhe kishte lënë një shënim” tha Amunzateguy, prokurori i Saint-Gaudens,

Më tej ai shtonte: “Çifti kishin në plan të hapnin një shtëpi për të ftuar por nuk ia dolën prej vështirësive financiare. Nuk ka prova për palë të treta të përfshira”.

Fqinji i tyre Yves Puissegur tha: “Policia më tha se Kathryn e shkreta ishte vrarë nga burri i saj. Ai kishte shkuar më pas në një ndarje veçmas dhe ishte vetëvarur”.

Fermeri Puissegur, shtonte: “më thanë se kishin vdekur prej disa ditësh para se të gjendeshin trupat. Miqtë e tyre kishin ardhur të dielën për të kontrolluar pasi nuk mund të kontaktonin me ta. Ata gjetën Kathryn në divan dhe thërritën xhandarmërinë. Autoritetet më pas kishin gjetur John në një tjetër ndërtesë. Kishte qenë aty prej dy tre ditësh”.

Një tjetër fqinj tha se “Ata kishin shumë para borxh për të shlyer shtëpinë”.

Hetimet vijojnë.

FOTO GALERI
3/6
Çifti u gjetën të vdekur brenda shtëpisë së tyre në Boudrac, fshati me popullatën prej disa qindra banorë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA