Rusia kërkon të destabilizojë rajonin separatist të Transnistrisë dhe nëse Ukraina bie, trupat e Kremlinit do të arrijnë në kryeqytetin e Moldavisë, ka paralajmëruar një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Mykhailo Podolyak shkroi: “Rusia dëshiron të destabilizojë rajonin e Transnistrias dhe lë të kuptohet se Moldavia duhet të presë për ‘mysafirë’. Nëse Ukraina bie nesër, trupat ruse do të jenë në portat e Kishinaut.”
Më herët, dy shpërthime dëmtuan antenat e radios që transmetonin radio ruse nga një fshat në rajonin e shkëputur.
Transnistria , zyrtarisht Republika Pridnestroviane e Moldavisë ( PMR ),është një shtet i shkëputur nga Moldavia, që njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Moldavisë . Transnistria ndodhet në kufirin moldavo-ukrainas .
Top Channel