Barcelona doli pa pikë nga sfida ndaj Rayo Vallecano, të cilën e humbi 0-1. Disfata e dytë radhazi në “Camp Nou” për djemtë e Xavit, të cilët kanë humbur shkëlqimin e periudhës së fundit.
Gjithsesi, Barcelona mbetet në vend të dytë me 63 pikë, po aq sa numëron edhe Sevilla. Trajneri i ekipit katalanas nuk e fshehu zhgënjimin për humbjen e papritur, teksa zbuloi se çfarë nuk i pëlqeu ekipit të tij në ndeshjen e fundit.
“Meritonim shumë më shumë, por nuk luajtëm me personalitetin e duhur. Provuam me çdo mënyrë, por topi nuk donte të futej në rrjetë. Ishte e njëjta ndjesi si ndaj Cadizit.
Kemi nevojë ta nisim ndeshjen më mirë. Humbëm një shans të artë ndaj Rayo Vallecano. Duhet të vazhdojmë përpara me objektivin për të siguruar sa më shpejt kualifikimin në Champions”, deklaroi trajneri i Barcelonës.
Top Channel