Rusia ia kthen me të njëjtën monedhë Gjermanisë, i dëbon 40 diplomatë

25/04/2022 16:28

Ministria e Jashtme e Rusisë ka dëbuar 40 diplomatë gjermanë vetëm disa javë pasi Berlini njoftoi vendimin e tij për të dëbuar të njëjtin numër të stafit diplomatik rus.

Sipas Skz News, në një deklaratë ministria tha se kishte marrë vendimin për të shpallur stafin si “persona non grata” pasi Gjermania shpalli “të padëshirueshëm” një “numër të konsiderueshëm” zyrtarësh në ambasadën ruse në Berlin.

Në fillim të këtij muaji, Ministria e Jashtme e Gjermanisë njoftoi vendimin e saj për të dëbuar 40 diplomatë rusë, pasi Moska po akuzohet për krime lufte.

Ministrja e Jashtme e vendit, Annalena Baerbock tha se imazhet e marra nga qyteti ukrainas Bucha,  treguan “një synim për të shkatërruar që shkon përtej të gjithë kufijve”, përpara se të shtonte se masat e mëtejshme po përgatiteshin.

Disa vende të tjera të BE-së, duke përfshirë Lituaninë, Letoninë, Estoninë, Bullgarinë, Poloninë, Sllovakinë dhe Republikën Çeke, gjithashtu kërkuan që diplomatët rusë të largoheshin nga vendet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA