Rikthimi i Ilir Metës në LSI? Kërpaçi: Të rinjtë e duan dhe e mbështesin

25/04/2022 22:08

Presidenti Ilir Meta dorëzon mandatin e kreut të shtetit në muajin korrik, ndërkohë që ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit në partinë që ka themeluar vetë.

Sa mundësi ka që Meta të marrë sërish drejtimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, post që tani e mban bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi?

Ish-deputetja e LSI-së, Florida Kërpaçi thotë se mbështetësit e Metës janë të shumtë. Duke iu referuar një sondazhi të bërë nga Eduard Zaloshnja, Kërpaçi thotë se “40% e simpatizantëve të Ilir Metës, janë të rinj 18-44 vjeç, rinia e mbështet”.

Një target grup i rëndësishëm, shton politikania, është elektorati gri.

Elektoratin grupi duhet ta kemi sfidë. Mbi të gjitha duhet të bindim ata që nuk votojnë, të marrin pjesë në proces. Dhe para kësaj, duhet të rrisim besimin te vota në Shqipëri”.

Sipas Kërpaçit, Lëvizja Socialiste për Integrim po punon për të garuar me PS-në, që ndodhet në vitin e dhjetë të qeverisjes së saj. Puna, thotë ajo, nis me identifikimin e gabimeve.

“Opozita duhet të vlerësojë të gjitha gabimet që ka bërë më parë. LSI është duke u përgatitur, ka ngritur shtabet e saj. Vëmendja jonë do të jetë që jo vetëm të ketë kandidatë të mirë, port ë ketë dhe kandidat për këshilla bashkiak, të rinj, të reja, të kenë vendin e duhur dhe për të tërhequr në këtë mënyrë këtë elektorat gri”.

Top Channel