Rikthehen ‘maskat’ në Vaun e Dejës/ Pranga 26-vjeçarit, ndaloi makinën dhe grabiti shoferin nën kërcënimin e armës

25/04/2022 12:59
Foto ilustruese

I vodhi, nën kërcënimin e armës, një shumë lekësh një shtetasi, arrestohet ne Vau Dejes, 26-vjeçari.

Burime zyrtare të policisë thanë se si rezultat i operacionit “Pecaj” u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. D. 26 vjeç i cili nën kërcënimin e armës së zjarrit dhe i maskuar, i ka marrë shumën prej 230 mijë lekë (të vjetër) shtetasit J. C. 39 vjeç, me banim në Rrilë, Lezhë, i cili po drejtonte automjetin tip “Ford”, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Gj. D., u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë, krëhëra pushke, 220 fishekë luftarak dhe 1 maskë me ngjyrë të zezë, e cila dyshohet se është përdorur nga ky shtetas për të kryer vjedhjen nën kërcënimin e armës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA