Joan Mucllari, është i riu i mbetur i plagosur mesditën e sotme në Pogradec.
Ai pretendon se ka qenë dy autorë që e kanë lënduar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në lagjen “Voloreka”, në afërsi të hotel Kalaja. Muçllari ndodhet në reanimacion, i dëmtuar në këmbë me armë zjarri tip pistoletë, jashtë rrezikut për jetën.
Policia njofton se ka identifikuar autorët, shtetasit Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari, persona me precedent të mëparshëm kriminal, që janë shpallur në kërkim.
Joan Mucllari, është djali i pronarit të hotel ‘Voloreka’ në Pogradec ku dy vite më parë u qëllua me armë zjarri.
Konflikti i sotëm dyshohet të ketë lidhje me atentatin e dy viteve më parë, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të hotelit me pushues, e ku fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Policia ka dyshohet se një prej autorëve të ngjarjes së ditës së sotme, të jetë I njëjti me atë të dy viteve më parë.
Top Channel