Pamje tmerri tregojnë policinë kineze që ngre kafazë rreth banesave në izolimet utopike Covid në Shangai (fotot)

25/04/2022 21:41

Policia në Kinë ka nisur të rrethojë në kafazë natën banesat e njerëzve teksa kërkon të izolojë komunitetet me pretekstin e përhapjes së infeksioneve Covid.

Autoritetet komuniste kanë instaluar gardhe të gjelbra pa paralajmërim mes izolimit të tmerrshëm në kryeqendrën Shanghai, me qëllim kufizimin e lëvizjes së njerëzve, duke i kthyer sipas kritikëve në “komunitete laboratori”.

Popullsia prej 25 milionësh në Shanghai ka qenë e mbyllur në shtëpitë e tyre prej tre javësh prej asaj që autoritetet pretendojnë si rritje të rasteve të infeksionit, në një kohë kur qindra njerëz të mbyllur në kullat e larta rezidenciale janë hedhur drejt vdekjes nga ballkonet.

Autoritetet e qeverisë së Xi JInping thonë se në zonat me infeksione asnjë nuk mund të dalë nga shtëpia, qofshin apo jo të infektuar.

Në të tjera pamje në rrjetet sociale shihen punonjës me veshje infektive mbrojtëse që patrullojnë qytetin dhe mbyllin hyrjet e gardheve të gjelbra.

Qytetarët janë shtyrë drejt limiteve të tyre teksa qeveria u ka marrë bebet dhe fëmijët e vegjël prindërve në kuadër të izolimeve të padëgjuara më parë.

Përshkallëzimi më i fundit ishin gardhet e gjelbra dy metra të lartë, të përshkruar si “zona të vulosura” ku të paktën një person ka testuar pozitiv me Covid.

Një rezident i huaj tha për rrjetin BBC se gardhet e gjelbra nisën të shiheshin në zonën e tij dy ditë më parë.

Ai tha se hyrja kryesore e kompleksit ishte e lidhur me zinxhirë pasi një nga fqinjët kishte rezultuar pozitiv.

Burri që nuk preferonte të jepte emrin e tij tha: “Ka një korridor të gjatë në kompleksin tonë, dhe brenda këtij korridori vendosën një gardh të gjelbër dy ditë më parë, askush nuk na tha arsyen se për çfarë po vendosej. Tani nuk dal dot jashtë. Jemi të pashpresë, nuk dimë asgjë kur do të ndalojë izolimi. Po sikur të bjerë një zjarr nga të shpëtojmë? Askush që i ka trutë në rregull nuk mud të izolojë shtëpitë e njerëzve”.

Një prodhues filmash dokumentarë në Kinë, Chris Pc, postonte në rrjetin Twitter ato që kishte dëgjuar nga rezidentët.

“Kemi dëgjuar histori rezidentësh që refuzojnë të dalin për testimet masive”.

“Disa mendojnë se izolimet të tilla janë vetëm për të ndarë njerëzit”.

“Ata shpresojnë të mos dënohen për mungesën e bashkëpunimit nga komunitete të tjera, por kjo është si të gënjesh veten. Ngritja e këtyre gardheve pa asnjë shpjegim zyrtar ka çuditur shumë njerëz”. //TheSun//

FOTO GALERI
1/8
Policia në Kinë ka nisur të rrethojë në kafazë natën banesat e njerëzve teksa kërkon të izolojë komunitetet

Top Channel