Mjekët: Gratë ukrainase u përdhunuan dhe më pas u vranë

25/04/2022 23:05

Mjekët ligjorë që kryejnë ekzaminimet e trupave në varrezat masive në veri të Kievit thonë se kanë gjetur prova se disa gra ishin përdhunuar përpara se të vriteshin nga forcat ruse.

Ne tashmë kemi disa raste që sugjerojnë se këto gra ishin përdhunuar përpara se të qëlloheshin për vdekje“, tha Vladyslav Pirovskyi, një mjek ligjor ukrainas i cili me një ekip mjekësh ka kryer dhjetëra autopsi mbi viktimat nga Bucha, Irpin dhe Borodianka.

Ekipi i Pirovskyi ka ekzaminuar rreth 15 trupa në ditë, shumë prej tyre të gjymtuar. “Ka shumë trupa të djegur dhe trupa të shpërfytyruar rëndë që është thjesht e pamundur të identifikohen”, tha ai.
Ai tha se trupat e disa grave që ata kishin ekzaminuar tregonin shenja se viktimat ishin vrarë me armë zjarri automatik, me mbi gjashtë të shtëna plumbash në shpinë.

Pas tërheqjes së trupave ruse nga qytetet dhe periferitë përreth kryeqytetit, dhjetëra gra i kanë thënë policisë, mediave dhe organizatave të të drejtave të njeriut për mizoritë që ata thonë se kanë pësuar nga ushtarët rusë.

Hetuesit kanë dëgjuar dëshmi për përdhunime në grup, sulme me armë dhe përdhunime të kryera në sy të fëmijëve. Pjesa më e madhe e provave të mbledhura nga prokurorët ukrainas së shpejti do t’i përcillen Gjykatës Penale Ndërkombëtare e cila ka nisur një hetim mbi krimet e mundshme të luftës dhe krimet kundër njerëzimit në Ukrainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA