Kreu i Pentagonit thotë se SHBA kërkon të shohë Rusinë ‘të dobësuar” (fotot)

25/04/2022 17:27
Blinken (majtas) Austin (djathtas)

Sekretari amerikani mbrojtjes Lloyd Austin tha sot se një prej objektivave të ndihmës ushtarake për Ukrainën është se SHBA “dëshiron që Rusia të dobësohet” në mënyrë që të mos bëjë më gjëra të tilla.”

Kur u pyet se cilët janë objektivat e tij në Ukrainë ai shtoi , “Ne duam që Ukraina të mbetet vend sovran, e aftë të mbrojë territorin e saj. Duam ta shohim Rusinë të dobësuar deri në atë masë sa të mos jetë e aftë të bëjë gjëra si pushtimi i Ukrainës”.

Austin, bashkë me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, bënë komentet në Poloni pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev.

Austin shtoi se Rusia “ka humbur tashmë” kapacitete të mëdha ushtarake, dhe shumë nga trupat e saj.

Kreu i Pentagonit tha se dëshiron që “ata të mos kenë aftësinë për të riprodhuar me shpejtësi trupat apo kapacitetet ushtarake të humbura”.

Austin tha se takimi me Zelensky ishte produktiv dhe u fokusua në temat e luftës dhe rindërtimit të së ardhmes.

FOTO GALERI
1/2
SHBA “dëshiron që Rusia të dobësohet” në mënyrë që të mos bëjë më gjëra të tilla.”

Top Channel