Emri/ E kishte kthyer lokalin në “kazino” për lojëra fati, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë
25/04/2022 09:54
Ilir Tafa, 34 vjeç u arrestua në Tiranë, pasi e kishte kthyer lokalin e tij në ambient për lojërat e fatit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, në rrugën “Muhamet Deliu”, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy makineta që shërbejnë për lojërat e fatit.
Ai akuzohet për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel