Beatrix Ramosaj reagon mes lotësh për situatën pas ‘BBV’: Nuk do të hesht më, ndaloni bullizimin

25/04/2022 20:27

Këngëtarja e shumë komentuar së fundmi Beatrix Ramosaj, ka publikuar pak më parë një video në “Instagram” ku ka komentuar të gjithë presionin psikologjik që po përjeton që nga dalja e ‘Big  Brother Vip’.

Ajo është shprehur se tre muajt e fundit është abuzuar me emrin e saj dhe se këtë gjë po e përjeton me një siklet shumë të madh. Këngëtarja mes lotësh i bëri thirrje të gjithëve të ndalonin me bullizimin dhe tha se kushdo që mundohet të prishë imazhin e saj do të përballet e ligjin.

“Dua t’u drejtohem sot të gjithë njerëzve që më ndjekin dhe atyre që s’më ndjekin. Jam pjesë e kësaj industrie që nga mosha 15-vjeçare. Daljet e mia publike kanë qenë shumë të limituara. Asnjëherë nuk kam qenë pjesë e skandaleve, asnjëherë nuk jam përfshirë në debate, nuk kam dhënë shumë intervista. Mirëpo, tre muajit e fundit ose edhe më shumë është abuzuar pafund me emrin tim. Jam mallkuar unë, familja ime, gjithë ata që më kanë mbështetur. Kisha vendosur të heshtë dhe mendoja si do e përballoja gjithë këtë presion. Por shoh se thjesht nuk po mbaron. Nuk do doja kurrë që as unë e as të tjerët të bullizoheshin apo sulmoheshin në emrin tim. Të tregojnë qytetari dhe të ndërgjegjësoheshim. Nuk do hesht më. Dua të jep shembull i mirë për vajzat dhe gratë, të tregoj se duhet t’i dalim zot vetes dhe mos të ulim kokën dhe të pranojmë dhunën, as atë online. Nga sot e tutje kushdo që do më ofendojë, kërcënoj, më prish imazhin do përballet me pasoja ligjore. Faleminderit njerëzit që më kanë mbështetur. Do ju lutesha të gjithëve të mendohemi mirë para se ta themi fjalën , të bëhemi më të mirë me njëri-tjetrin, ta duam më shumë njëri-tjetrin, një jetë kemi,” thotë ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B E A T R I X (@beatrixramosaj)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA