Zgjedhjet në degët e PD/ Përfundon numërimi në Maliq, ja kush kryeson me votat

24/04/2022 18:39

Procesi i votimit dhe  numërimit në degën e Partisë Demokratike në Maliq të Korçës ka përfunduar ku fitues është Nevjon Kodrasi me 844 vota në vota.

Procesi i votimit dhe  numërimit në degën e Partisë Demokratike në Maliq të Korçës ka përfunduar ku fitues është Nevjon Kodrasi me 844 vota në tota.

Kandidati tjetër Elidjon Lika, i cili ishte në garë për kryetar dege ka marrë vetëm 133 vota.

Të drejtën e votimit në dy qendrat Maliq dhe Pojan e kanë patur 2200 anëtarë, por vetëm 977 prej tyre e kanë ushtruar këtë të drejtë.

Maliq– qendra 1-

Nevjon Kodrasi 358 vota

Elidjon Lika 88 vota

Pojan– qendra 2

Nevjon Kodrasi 486 vota

Elidjon Lika 45 vota.

Zgjedhjet sipas parimit një anëtar, një votë janë zhvilluar në disa nga degët e PD-së në vend, ndërsa pritet që procesi të përfundojë javën e ardhshme. Zgjedhja e kryetarëve të rinj është nismë e grupit të Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha dhe që është kundërshtuar nga grupi tjetër që mbështet Enkelejd Alibeajn.

Vetë kryetari i komanduar i PD-së, Alibeaj është shprehur se në këtë mënyrë, Berisha po e thellon përçarjen në PD dhe nuk po kontribuon në bashkimin e partisë, ashtu sikurse ish-kryeministri pretendon.

 

Top Channel