BE, një “surprizë” për Shqipërinë/ E zbulon “Politico”, do ketë strategji më vete për 4 vendet që janë pranë anëtarësimit
28/09 19:44
Ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit për zgjedhjen e kryetarit të degës Belsh ku kryetar është shpallur Dritan Flamur Cani me 94% të votave.
Zgjedhjet sipas parimit një anëtar, një votë janë zhvilluar në disa nga degët e PD-së në vend, ndërsa pritet që procesi të përfundojë javën e ardhshme. Zgjedhja e kryetarëve të rinj është nismë e grupit të Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha dhe që është kundërshtuar nga grupi tjetër që mbështet Enkelejd Alibeajn.
Vetë kryetari i komanduar i PD-së, Alibeaj është shprehur se në këtë mënyrë, Berisha po e thellon përçarjen në PD dhe nuk po kontribuon në bashkimin e partisë, ashtu sikurse ish-kryeministri pretendon.
Top Channel