Zgjedhja e kreut të PD në Bulqizë, vonohet procesi i votimit, shkak listat e reja

24/04/2022 08:59

Në Bulqizë pritej që procesi i votimit të niste në orën 8 të mëngjesit, por është shtyrë.

Shkak i kësaj është bërë shtimi i numrit të votueseve nga PDSH. Nga 1700 që ishte lista, mbreëm vonë ka sjellë një tjetër listë me 2258 votues.

Kjo ka bëtë që 2 kandidatët Defrim Fiku dhe Fatos Hoxha nuk kanë lejuar nisjen e procesit të votimit.

Anëtari i komisionit Shkëlqim Tançi shprehet se në lista janë mbi mbi 20 votues të majtë që punojnë në administradë të bashkisë Bulqizë dhe se nuk kanë qenë pjesë e strukturës se PD në Bulqizë.

Kandidatet që garojnë janë:

Defrim Fiku

Fatos Hoxha

Shaqir Manjani

Top Channel