Skënderbeu dështon edhe përballë Egnatias, dhe tani vetëm matematika mban akoma në lojë për të mbijetuar ekipin korçar. 0-1 përfundoi sfida e luajtur në Korçë, me djemtë e Zekirija Ramadanit që arritën një fitore tepër të rëndësishme falë perlës së Demir Imerit.
17 ndeshjet radhazi për Skënderbeun e vendit të fundit, që ndodhet 13 pikë larg vendin të tetë, që mbahet nga Egnatia. Fitorja ishte alternativa e vetme për vendasit, të cilët e nisën ndeshjen në sulm.
Mara dhe Sadriu dhanë sinjalet e para, por ndeshja ndryshoi pas gjysmë ore lojë. Elvi Berisha kreu një ndërhyrje të rëndë ndaj Jackson. Kryesori Meta e ndëshkoi me të verdhë sulmuesin e Skënderbeut, por pasi pa ndërhyrjen në VAR i dhuroi të kuqin.
Vendasit vazhduan të sulmonin, por golin e gjeti Egnatia. Demir Imeri ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi, duke dërguar topin në trekëndëshin e portës së korçarëve.
Skënderbeu pretentoi për penallti për prekje të topit me dorë të Agbekpornu, Delarge humbi një shans të artë për të dyfishuar për miqtë, teksa në shtesa u anulua goli i Dajan Shehit, me Skënderbeun që doli pa pikë nga kjo përballje.
Top Channel