Tirana duhet të presë për titullin/ Mundet nga Kastrioti, fitojnë Teuta dhe Egnatia

24/04/2022 19:56

Rikthimi pas një kohe të gjatë në Selman Stërmasi, rezultoi i hidhur për Tiranën. Skuadra bardheblu në fakt pësoi humbje në sfidën e saj të javës së 30 në Abissnet Superiore ndaj Kastriotit që konfirmoi edhe njëherë formën e shkëlqyer në këtë fazë të sezonit.

1-0 ishte rezultati i kësaj sfide në favor të skuadrës krutane që tani jo vetëm e sheh veten gjithnjë e më larg zonës së rënies, por edhe i afrohet Vllaznisë e Partizanit për nje vend në kompeticionet Evropiane.

Fati i kësaj sfide për Kastriotin u vendos që në minutën e 16 me golin e Onangës. pas kësaj gjërat nuk ndryshuan më me krutanët që regjistruan fitoren e 6 radhazi. Gjithsesi, për Tiranën kjo disfatë nuk është aspak tragjike, pasi  bardheblutë vetëm sa shtyjnë festën e titullit të 26 për në javën e ardhshme ku përballë do të kenë Laçin ndaj të cilit do t’i mjaftojë vetëm 1 pikë për t’u shpallur kampion.

Ndërkaq Dinamo dhe Skënderbeu po i afrohen gjithnjë e më shumë Kategorisë së parë teksa në sfidat e tyre të radhës u mundën në shtëpitë e tyre respektivisht ndaj Teutës dhe Egnatian dhe të dyja ndeshjet u mbyllën me të njëjtin rezultat 0-1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA