Lojëra fati dhe drogë në lokal, arrestohet pronari në Lezhë
24/04/2022 10:45
Një pronar i një lokali është arrestuar në Lezhë, pasi e kishte kthyer ambientin për lojëra fati.
Në flagrancë u arrestua J.P.(K.). 32 vjeç, banues në Mirditë, sepse gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore në lokalin e tij, tek banaku, i janë gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike dhe një valixhe me çipsa si ato që përdoren për lojra fati, të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” Organizimi ” Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Top Channel