“Krishti u ngjall”/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë pashkët në Tiranë
24/04/2022 12:22
Krishti u ngjall për qindra besimtarë ortodoksë në kryeqytet që u bënë bashkë në katedralen ringjallja e Krishtit ku ndoqën meshën e pashkës, festës më të madhe të besimit të tyre.
Pas 2 vitesh pandemi, sivjet qytetarët mundën të jenë fizikisht në meshë dhe të marrin prej andej dritën e Krishtit dhe ta çojnë në shtëpitë e tyre për të sjellë mirësi e begati.
Në meshë ishte edhe ambasadorja amerikane në tiranë Yuri Kim dhe nga diplomate e politikanë të besimit ortodoks.
Ngjallja e Krishtit për besimtarët ortodoks simbolizon fitimin e jetës mbi vdekjen dhe shihet si një pastrim nga mëkatet dhe rilindje e shpresës.
Top Channel