Në Gjirokastër qindra besimtarë ortodoksë ju bashkuan meshës së Pashkëve në katedralen e lindjes së Krishtit që zgjati deri pas mesnate.
At Kristostomi që e drejtoi këtë meshë bëri thirrje për më shumë paqe dhe ndriçim të brendshëm dhe kërkoi më shumë mbështetje për më të dobëtit. Ai ftoi besimtarët të marrin dritë nga ringjallja dhe ta shpërndajnë atë.
Besimtarët ortodoksë që ishin mbledhur në Gjirokastër edhe nga zonat përreth dhe qindra të tjerë të kthyer nga emigracioni shkëmbyen urime për një vit më të mbarë, harmoni dhe paqe.
Që prej fillimit të javës së pashkëve vetëm prej pikëkalimit kufitar të Kakavijës kanë mbërritur në Shqipëri për të festuar me familjet e tyre më shumë se 20 mijë vetë ose gati katër herë më pak se viti 2019. Autoritetet nuk flasin per radhë por për fluks të njëkohshëm në hyrje çka besohet se do të reflektohet edhe gjatë daljes nga Shqipëria duke nisur nga mëngjesi i së hënës
Top Channel