Franca nën ‘ethet’ Presidenciale, Macron dhe Le Pen në garë

24/04/2022 15:25

Votuesit francezë i janë drejtuar  qendrave të votimit këtë të diel për të vendosur nëse do t’i japin Emmanuel Macron pesë vjet të tjera si president ose do ta zëvendësojnë atë me kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen.

Pas një fushate zgjedhore përçarëse, Le Pen përballet me një betejë të vështirë me kundërshtarin e saj 44-vjeçar.Për të fituar, ata të dy duhet të tërheqin votuesit që mbështetën kandidatët e tjerë në raundin e parë. Por këto janë dy figura polarizuese në Francë dhe abstenimi është një faktor kyç, shkruan BBC.

Kundërshtarët e Macron e quajnë atë arrogant dhe president të të pasurve, ndërsa liderja e ekstremit të djathtë është akuzuar se ka lidhje me presidentin rus Vladimir Putin. Analistë të shumtë ngrenë shqetësimin se  nëse  Marine Le Pen, merr  drejtimin e Francës, atëherë kjo ka të ngjarë të krijojë tronditje të mëdha për NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Ky është kandidimi i saj i tretë për presidencën dhe nëse dështon mund të jetë e fundit për të.

Macron nga ana tjetër u ngrit në pushtet me një premtim të stuhishëm ndryshimi, por shumë ankohen se ende nuk e kanë parë atë.Ai radhitet pranë të gjithë atyre që mbështesin bashkëpunimin ndërkombëtar në botë si dhe është mbrojtës i Bashkimit Evropian . Kështu që suksesi i tij të dielën është shumë i dëshiruar në Evropë.

E panjohura e madhe në këto zgjedhje është se sa votues do të refuzojnë të mbështesin të dy kandidatët, qoftë duke hedhur një fletë të bardhë apo duke mos dalë fare për të votuar. Pjesa më e madhe e Francës është me pushime dhe pjesëmarrja mund të jetë historikisht e ulët.

Fushata ka qenë e shkurtër, por zgjedhja për votuesit është e qartë, midis një presidenti pro-evropian dhe një kandidateje nacionalise që kërkon të ndalojë mbajtjen e shamive dhe të kufizojë emigracionin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA