Këngëtarja e famshme Rihanna dhe i dashuri i saj ASAP Rocky janë shfaqur mbrëmjen e djeshme në një shëtitje në Los Angeles, për herë të parë bashkë në publik që nga arrestimi i tij.
Dyshja u panë dorë për dore në shëtitjen e tyre në mbrëmje, ku Rihanna shfaqi barkun e saj të rrumbullakosur me një palë reçipeta të zeza dhe një palë pantallona të shkurtra. Në pjesën e sipërme këngëtarja 34-vjeçare ka veshur edhe një këmishë të bardhë të hapur për mbrëmje, të cilën e shoqëroi me një xhaketë të zezë. Duke i shtuar shkëlqimin pamjes së saj me një palë taka të zeza.
Rocky, 33 vjeç, zgjodhi një pamje të thjeshtë, ndërsa kishte veshur tuta sportive të errëta me një stampë të bardhë me lule dhe një palë xhinse të ngjashme.
Reperi kishte veshur edhe një rrip shumëngjyrësh së bashku me një bluzë gri dhe një palë atlete të zeza.
Dalja vjen menjëherë pasi Rihanna u tha se po fokusohej në shtatzëninë e saj mes arrestimit të fundit të të dashurit të saj.
Rocky u mor në paraburgim menjëherë pasi ai dhe Rihanna u kthyen nga pushimet e tyre në Barbados të mërkurën, më 20 prill.
Artisti dërgoi garancinë e tij prej 550,000 dollarësh dhe u fotografua duke u liruar nga një burg në Los Anxhelos po atë ditë – vetëm disa orë pasi u arrestua.
Top Channel