Xhoian është 6-vjeç. I lindur me spektrin autik ai e ka pasur gjithmonë të vështirë të komunikojë me botën. Ndërsa një dritare u hap përmes tingujve. Xhoian ka pasion muzikën ndërsa e gjithë qenia e tijë çel mes notave.

Teksa Xhoian kalonte sfidat e këtij çrregullimi, muzika ishte i vetmi qetësim të cilin familja e përdorte për vogëlushin.

Terapia muzikore është e njohur për trajtimin e personave të spektrit autik, por për familjen nga Shtërmeni i Cerrikut udhëtimi drejt Tiranës është i pamundur.

Edhe pse disiplinë e re, sipas specialistëve terapia muzikore ka rezultate shumë të mira, por nuk duhet të eksperimentohet.

Përmes muzikës fëmijët me autikë mund t’i shprehin më mirë emocionet, ndërsa ritmi i ndihmon të qetësohen dhe të vetëkontrollojnë sjelljet e tyre.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA