Emri/ I dënuar me 2 vite burg për mashtrim, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

24/04/2022 13:20

Arben Kupi 53-vjeç që banon në Tiranë është arrestuar në Durrës  pasi ishte i shpallur në kërkim për mashtrim.

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Pas denoncimeve të tjera të bëra nga qytetarët, për mashtrime, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në mars të vitit 2021, i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për njëjtën vepër penale.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA