Tërmeti në Bosnje/ Fqinji i familjes Sefo rrëfen i shokuar si e gjetën 27-vjecaren: Nëna e saj kërkoi ndihmë

23/04/2022 11:36

Fqinji i familjes Sefo, vajza e së cilës humbi jetën në tërmetin e fortë që goditi mbrëmë Bosnjën ka rrëfyer për mediat lokale se si e gjatën 27 vjecaren. Ai tregon se ka mbetur i shokuar ndërsa thotë se nëna e vajzës kërkoi ndihmë.

“Tragjedi. Shtëpia e tyre është me ndërtim të mirë, por një gur që u shkëput nga një kodër aty pranë ram bi banesë. Nëna e saj thërriti djalin tim, “na ndihmo, guri është në korridorin tonë”.

Elmira doli nga dhoma në korridor në momentin kur guri duhet të ketë rënë. Me djalin mezi e ngritëm gurin – ka thënë Cerkez për “Avaz”.

Mbi shtëpitë e lagjes kanë rënë gjithsej pesë gurë më të mëdhenj.

– Unë kam një garazh sipër shtëpisë dhe guri çau murin e garazhit. Po të mos ishte garazhi, do të kishte hyrë në dhomën e ndenjes. Tek një fqinj tjetër, ai goditi cepin e çatisë.”- tha Cerkez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA