Rusia synon të pajisë ushtrinë me raketën e re interkontinentale në vjeshtë

23/04/2022 15:40

Raketa e re interkontinentale e Rusisë me kapacitet bërthamor, Sarmat, do të bëhet pjesë e arsenalit ushtarak në vjeshtë, ka thënë një zyrtar i lartë rus për mediat shtetërore.

Ky koment vjen disa ditë pas testimit të kësaj rakete. Raketa Sarmat do të vazhdojë të testohet derisa t’i dorëzohet ushtrisë, ka thënë Dmitry Rogozin, udhëheqës i Agjencisë hapësinore ruse

“Ne planifikojmë ta bëjmë këtë gjë deri në vjeshte”, ka thënë ai në një intervistë televizive.

Raketa është testuar të mërkurën në veri të Rusisë. Sipas presidentit rus Vladimir Putin, raketa e re mund të tejkalojë të gjitha sistemet e mbrojtjes dhe do të detyrojë ata që “kërcënojnë shtetin tonë që të mendojnë dy herë”.

Sarmat mund të udhëtojë 18,000 kilometra dhe mund të bartë koka bërthamore. Sipas Rusisë, kjo armë mundëson që të sulmohen të gjitha shënjestrat në botë. Raketat e para të tilla pritet të stacionohen në rajonin e Siberisë./rel

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA