Rithemelimi në Apel/ Berisha: Vendim i shëmtuar! Presioni i Kim ndaj gjyqësorit akt i saj individual. Do informojmë autoritetet e SHBA

23/04/2022 10:59

Një akt të shëmtuar të marrë nën presion të tmerrshëm, kështu e konsideroi ish kryeministri Sali Berisha vendimin e gjyqtares Muca, që pranoi një ditë më parë ankimimin e Enkelejd Alibeaj për vendimin Zhukri.

“Ky është një revolucion. Keni parë një rënie të valës, por ka qenë një angazhim total në procesin zgjedhor të PD.Por këta sot janë në këmbë të jeni të sigurtë marshin e tyre të lirisë s ka forcë ta ndalë. Sa i përket standadit, një gjykatëse vendosi dje të shkruajë ligjin e shtetit në një akt që tejkalon cdo imagjinatë. Në një presion të tmerrshëm. Një njeri me karakter nuk i lejon vetes akte te tilla. Është po kjo gjykatëse që nuk ka pranuar ankesën tonë, Duke vlerësuar më parë se ne nuk ishim palë, por tani shpalli palë atë që nuk ishte. Shkroi ligjin në aktin më të shëmtuar të CV së saj. Ky revolucion nuk ndalet nga asgjë.”- tha Berisha ndërsa akuzoi s

Nuk besoj se ka patur një shkelje më të rëndë mbi vlerat e lirisë mbi të cilat qëndrojnë SHBA. Nuk besoj kurrë se ky është një orientim, një parim i vendit të saj. Ky është një akt individual, do informojmë autoritetet e SHBA.” -tha Berisha ndërsa akuzoi sërish ambasadoren Yuri Kim për presion ndaj gjyqësorit, me një akt individual të saj, për të cilin shtoi ai do të njoftohen autoritetet e SHBA.

Ndërkohë Berisha nuk iu përgjigj pyetjes nëse do të njohë apo jo vendimin e gjykatës së Apelit.

Top Channel