Nëna e re inskenon pengmarrjen por braktiset nga bashkëshorti kur pranon gënjeshtrën (fotot)

23/04/2022 16:43

Keith Papini kishte qenë për pak kohë i dyshuar në zhdukjen e bashkëshortjes së tij Sherri Papini, por ka dorëzuar dokumentet e divorcit pak pasi gruaja pranoi të vërtetën për “tmerrin” e pengmarrjes qe kishte inskenuar vetë.

Sherri Papini, është një nënë nga Kaliforni që shkaktoi një oepracion të gjerë policor kërkimi në 2016 kur ajo kishte inskenuar pengmarrjes.

Pasi pranoi fajin, Papini thotë se është e turpëruar “thellësisht” për atë që ka bërë dhe është akuzuar për mashtrim postar, dëhsmi të rreme ndaj FBI për të cilat përballet me deri në 20 vjet burg nëse shpallet fajtore.

Prokurorët thonë se ajo ka përfituar $30,000 nga fondi i kompensimit të viktimave Kaliforni, SHBA.

“Do të punoj gjithë jetës time për të kompansuar atë që kam bërë”, tha ajo mes të tjerash pas ngjarjes së çuditshme.

Gjatë tre javëve që gruaja e tij ishte e humbur Keith Papini kishte bërë apele të vazhdueshmë për informacion  dhe hetohej vetë si i dyshuar nga policia.

Papini ishte zhdukur teksa kishte dalë për vrap në nëntor 2016. Celulari dhe kufjet e saj shin gjetur në vonë në rrugë së bashku me pjesë të flokëve të Papini në to.

Pas hetimeve të policisë nisi të kuptohej se zhdukja e Papini kishte mjaft mospërputhje dhe rrjedhimisht u zbulua se ajo po qëndronte me ish-të dashurin James Reyes.

“Pengmarrja” e çuditshme mori fund në 24 nëntor 2016 kur policia mori një telefonate për ndihmë nga një grua e mbetur në mes të rrugës.

“Papini kishte një zinxhir të lidhur në mes dhe një krah e kaviljet të lidhura me njëra-tjetrën”, shkruante agjenti i çështjes Agent Lantto.

“Ajo dukej se kishte humbur shumë në peshë dhe flokët i kishte të prera në stil të shkurtër të çrregullt”.

“Papini kishte hundën të enjtur dhe disa gërvishtje në fytyrë e në pjesët e tjera të trupit”, shtonte ai.

Gruaja tregonte më tej në dëshminë e saj në polici se ishte rrëmbyre nga dy gra meksikane të cilat e kishin mbajtur peng. Ajo madje kishte ndihmuar detektivët të krijonin dhe një vizatim të rrëmbyeseve të pretenduara, për të cilat tha se donin ta shfrytëzonin ose ta shisnin si skllave seksi.

Por FBI zbuloi të fshehtat e historisë kur mori në pyetje ish-të dashurin e saj i cili bashkëpunoi me ta duke iu treguar sesi Papini i ankohej se po abuzohej nga bashkëshorti i saj.

Kur më në fund Papini pranoi mashtrimin e pengmarrjes, kjo duket se ishte dhe kalimi i kufirit për Keith Papini, i cili depozitoi kërkesën për t’i dhënë fund martesës.

Ata ishin martuar në 2009 dhe kanë dy fëmijë së bashku, Tyler, tetë vjeç dhe Violet, 10 vjece.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA