Eksplozivi në Durrës në biznesin në pronësi të efektivit të ‘Shqiponjave’, ja dëshmia për hetuesit

23/04/2022 09:14

Një sasi eksplozivi shpërtheu mbrëmjen e djeshme në Katund i Ri në Durrës, ku si pasojë e shpërthumit u shënuan vetëm dëme materiale.

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në derën e jashtme të një dyqani, pronar i së cilit është një punonjës policie. Dyqani tregtonte ushqim për kafshët.

Hysni Gashi, efektiv i forcave Shqiponja, pronar i dyqanit, i pyetur nga grupi hetimor është shprehur se nuk ka konflikte dhe se dyshon që ngjarja të ketë lidhje me punën e tij.

Shpërthimi që shkaktoi panik te banorët e zonës, u regjistrua mbrëmjen e së premtes rreth orës 22:20, në fshatin Katund i Ri

Nga shpërthimi është dëmtuar qepeni i dyqanit në pronësi të 54-vjeçarit Hysni Gashi. Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje dhe as autorët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA