Mijëra qytetarë po kthehen në Ukrainë gjatë këtyre orëve për të festuar Pashkët ortodokse që kremtohen të dielën, raportojnë mediet ndërkombëtare.
Qindra mjete janë në radhë për të kaluar në kufirin me Poloninë. Ndërkohë autoritetet në qytetin e Kharkivit u bëjnë thirrje qytetarëve të mos shkojnë në kishë për meshë pasi ka rrezik se mund të goditen nga sulmet e rusëve.
Sulmi i fundit rus në qytetin e Odesës ka shkaktuar 5 viktima. Mes viktimave është dhe një fëmijë tre muajsh. të plagosur kanë mbetur të paktën 11 persona.
Ministri i kulturës në Ukrainë njofton se deri tani rusët kanë kryer të paktën 242 krime ndaj objekteve kulturore.
Një ekskavator është filmua teksa gërmon për të hapur llogore në rajonin e Donbasit, objektivi kryesor i Rusisë në këtë fazë të dytë të luftës. Gjatë ditëve të fundit, në këtë rajon janë zhvilluar luftime të ashpra.
Disa ndërtesave dhe makina janë djegur pas një greve në Kharkiv. Qyteti nuk është nën bombardime masive, por është objektivi i sulmeve të rastësishme. Në fillim të pushtimit në fund të shkurtit, Moska u përpoq të merrte kontrollin e Kharkiv, por pa ia arritur qëllimit. Forcat ukrainase zmbrapsën sulmin disa kilometra larg qytetit pas luftimeve të ashpra.
Top Channel