Acidet e rrezikshme, nis hetimi ndaj 54-vjeçarit që i prodhonte dhe shiste në mënyrë të jashtëligjshme
23/04/2022 16:06
Një 54-vjeçar që dyshohet se prodhonte dhe shiste detergjentë pa kontroll është vënë nën hetim në Shkodër.
Shtetasit me iniciale B. K., banues në lagjen Guerile që punon me prodhim, ambalazhim dhe tregtim detergjentësh i janë gjetur produkte industriale për të cilat nuk dispononte certifikatën përkatëse të regjistrimit të markës.
Policia njofton se 54-vjeçari i prodhonte dhe i tregtonte këto produkte, në mënyrë të kundërligjshme, duke sjellë dëme në shëndetin e përdoruesve të tyre.
Ai do të hetohet nga Prokuroria e Shkodrës për “Prodhim të kundërligjshëm të artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.
Top Channel