
Pamje rënqethëse të kamerave të sigurisë tregonin sot në SHBA vrasjen gjakftohtë të një roje sigurie në Atlanta nga një burrë që iu afrua nga prapa duke e qëlluar në kokë.
Më pas viktima duket se grabitet nga kalimtaret që shihen se kërkojnë në xhepat e tij, pa asnjë ndjenjë keqadhjeje.
Sulmuesi i ishte afruar 51 vjeçarit Anthony Frazier, mëngjesin e të hënës jashtë restorantit ‘Seafood and Ëings’ ku viktima punonte si roje sigurie, raportonte rjeti vendas Fox 5 Atlanta .
Burri me bluzë të zezë e disa grafika zbukurimi mban një çantë shpine, teksa shihet që nxjerr pistoletën nga xhepi i tij i djathtë.
Më pas kur viktima qëndron i palëvizur në trotuar, dhe vrasësi merr diçka prej tij.
Disa sekonda para vdekjes Frazier shihet duke dalë nga makina e tij e zezë GMC e parkuar jashtë restorantit.
Policia tha se kërkon të flasë me dëshmitarin dhe me tre njerëz të tjerë, duke përfshirë dhe një burrë që mori diçka nga Frazier.
Bija e viktimës Antonette Frazier, tha për rrjetin vendas CBS46 se nuk mund të shihte pamjet e tmerrshme.
“Nuk i heq dot imazhet nga mendja, ato më kanë ndryshuar, tani i shoh gjërat ndryshe. Si mund të jetë dikush aq i ftohtë, ndërsa njerëzit e tjerë nuk bënë asgjë, babai im ishte njeri i mirë, kurse kalimtarët i kontrollonin xhepat”.
Një shpërblim prej $2,000 është caktuar për informacione që çojnë në arrestimin e të kërkuarit. Hetimet vijojnë.
Top Channel