Reperi Arian Gushi, i njohur si Gold AG, i kanë vjedhur atletet para derës së shtëpisë.
Teksa ka postuar pamjet në rrjetet sociale, ai dënon aktin duke thënë se nëse ai do ia kishte kërkuar, do i kishte dhuruar me qejf, por s’duhe t’i kishte vjedhur.
Gold AG kujton se as ai dikur nuk kishte mundësi, por nuk vidhte kurrë.
“Ai që nuk ka i vjen marre edhe me t’lyp, po hajni asnjëherë nuk është i varfër por hajn me zanat.
Nuk e kisha postu po le t’jetë e nevojshme për tjerët se dikush mund ti ket’ vetëm ato.
Ramazani dikuj s’ja len shejë. Me mi pas lyp ti kisha dhon me qef , ama me marë të hujën si n’bahçe t’babës ki mundësi me marë n‘thu diku. Edhe unë si i ri s’kom pas shumë, ama me vjedhë nuk m‘ka bo vaki. Allahu të udhëzoftë”
Top Channel