Foto/ Aktori i njohur “harron” Katy Perryn, kapet mat me modelen 21 vite më të re
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetet sociale duke pirë ujë çezme, si përgjigje ndaj deputetes Jorida Tabaku që denoncoi të enjten në parlament cilësinë e keqe të ujit që vjen nga ujësjellësi në kryeqytet.
“Sa nga deputetët këtu e pinë ujin nga çezmat, nga rubineti me ujin që sjell Ujësjellës Kanalizime në qytetin e Tiranës. Por edhe atje te Guri i Bardhë ku do të marrin ujin për ta sjellë këtu në qytetin e Tiranës”, tha deputetja Tabaku në kuvend.
“Me t’u kthyer në shtëpi do të pi ujë nga çezma dhe jam i gatshëm, nëse zonja Tabaku do të më presë në shtëpinë e saj, të shkoj dhe aty të pi një gotë ujë nga çezma. Do ta bëj video dhe do ta hedh në TikTok”, u përgjigj Rama.
Dhe kështu bëri. Këtë të premte, ai publikoi momentin kur mbush gotën nga çezma dhe më pas konsumon ujin.
“Sa i mirë. Pini ujë Tirane dhe ti Jorida si tironse duhet të pish ujë Tirone”, shprehet Rama.
Megjithatë, nëse kryeministri pi ujin e çezmës vetëm kur bën video të tilla si përgjigje ndaj kundërshtarëve apo është konsumator i rregullti ujit që vjen nga Ujësjellës Kanalizime, këtë e di vetëm ai dhe familjarët e tij.
@ediramatiktokGëzuar Jorida pi uj Tirone???♬ original sound – EdiRamaTikTok
Top Channel