Përkeqësohet moti në Vlorë/ ‘Egërsohet’ deti, era e fortë shkul dhjetëra pisha (video)
22/04/2022 09:37
Kushtet atmosferike e kanë rënduar motin në qytetin e Vlorës ditën e sotme, ku era e fuqishme me shpejtësi deri 30m/s ka krijuar probleme të shumta.
Kjo ka sjellë pezullim të lundrimit detar të të gjitha anijeve si të vogla ashtu dhe atyre të mallrave.
Ndërkohë siç duket dhe nga pamjet jo vetëm deti është i “egërsuar” por era ka dëmtuat me dhjetëra pisha në pyllin e sodës ku disa prej tyre kanë bllokuar dhe rrugën pasi nga fuqia e erës janë shkulur duke bllokuar aksin rrugor që lidhe fshatin Nartë me pjesën e fshatit Zvërnec.
Top Channel