Përgjatë 24 orëve të fundit shërbimet e DVKM Gjirokastër, kanë përballuar një volum normal aktivitetesh në kontroll të udhëtarëve dhe mjeteve, në pikëkalimin e Kakavijes.
Për datën 21 prill, ne Kapshticë kanë hyrë 5866 shtetas dhe kanë dalë 1893. Në Qafë Thanë kanë hyrë 2088 dhe kanë dale 1739 shtetas.
Ritmi i lëvizjes krahasuar me vite më parë duket mjaft më i ulët. Pashkët ortodokse sigurojnë gati një javë pushimesh për një pjesë të të punësuarve dhe nxënësit e shkollave por ritmi i lëvizjes u tkurr fillimisht prej pandemisë, ndërsa sipas qytetarëve shqiptarë që banojnë në Greqi edhe ekonomia po e ndikon mjaft dëshirën për të udhëtuar.
Krahasimisht me vitin 2019 numri i emigrantëve që hynë për pashkët në Shqipëri prej Kakavijes është të paktën 4 herë më i ulët.
Top Channel