Këngëtari Justin Bieber dhe Dan + Shay janë paditur për shkeljen e të drejtave të autorit për këngën “10,000 hours”.

Hiti i tyre u publikua në vitin 2019, ndërsa kompania ka ngritur akuza për vjedhjen e pjesës kryesore të këngës.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga E! News treshja muzikore u paditën për shkelje të të drejtave të autorit mbi këngën e tyre fituese të ‘Grammy’.

Në një ankesë të paraqitur në një gjykatë të Los Anxhelosit, kompania e quajtur ‘Melomega’ po akuzon këngëtarët se kanë kopjuar refrenin e këngës së tyre, e cila është publikuar në 2014 me titullin “The First Hera Baby Is a Holiday”.

Kompania ‘Melomega’ bashkë me padinë paraqiti edhe një raport nga një ekspert i cili ka analizuar të dyja këngët dhe në fund ka dalë në përfundimin që kënga është e vjedhur.

 “Të pandehurit kopjuan, në detaje të imta pjesën më të rëndësishme e thelbësore të këngës së paditësit, e cila përfshin korin, vargun. Ngjashmëritë janë aq të habitshme sa “10,000 orë” thjesht nuk mund të jetë krijuar në mënyrë të pavarur”, thuhej në deklaratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA