Mbyllet fushata në Francë! Macron dhe Le Pen nuk kursejnë akuzat ndaj njëri-tjetrit

22/04/2022 19:23

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kundërshtarja e tij e ekstremit të djathtë Marine Le Pen bënë thirrjet e fundit të premten për votuesit e pavendosur, duke peshuar frikën se çfarë mund të sjellë një presidencë e Le Pen kundër zemërimit të tyre ndaj Macron.

Të dy kandidatët filluan sulmet në intervista përpara një orari të ngjeshur me  takime me votuesit, me Le Pen që këmbëngulte se sondazhet e opinionit i jepnin rivalit epërsinë do të rezultonin të gabuara.

E pashë që gjatë këtij raundi të dytë se Emmanuel Macron është përpjekur edhe një herë të krijojë përçarje, egërsi, agresivitet, brutalitet, , kjo është një tipar i karakterit të tij, kjo veçori do të përkeqësohet nëse për fat të keq, Emmanuel Macron rizgjidhet, çdo francez duhet të mendojë për këtë“, tha Le Pen.

Por edhe Macroni nuk i kurseu akuzat ndaj Le Pen.

Zonja Le Pen është trashëgimtare e një babai, e një partie, e një ideologjie që ka qenë gjithashtu e bazuar në shumë antisemitizëm.Unë mendoj se bazat e së djathtës ekstreme janë atje, ajo thjesht po maskohet“.

Një debat mes dy kandidatëve të mërkurën , që u mbizotërua më shumë nga Macron, duket se nuk ka bërë ndryshime të mëdha në sondazhe, ku Macron vazhdon të kryesojë me 56 përqind. Ndërsa Le Pen me 44.

Ky është një rezultat shumë më i ngushtë nga 2017, Nëse Macron fiton, do të jetë presidenti i parë francez që nga Zhak Shirak në vitin 2002 që rizgjidhet, koha kur kur babai i Marine Le Pen, Jean-Marie, tronditi establishmentin politik duke arritur në balotazhin e raundit të dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA