Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar ditën e sotme nga policia kufitare e Kapshticës, në hyrje të kufirit.

Një 49-vjeçar banues në Tiranë i dënuar me një muaj burg për veprën penale “Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm”, dhe një 56-vjeçar me inicialet S. S., banues në Elbasan, pasi është dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”.

Veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këto raste u kryen nga Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Elbasan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA