Incidenti i djeshëm në Kuvend/  Sali Berisha: Edi Rama keqpërdori Alibeajn në mënyrë të pamëshirshme

22/04/2022 12:43

Incidenti i djeshëm në Kuvend mes Alibeajt dhe Berishës, ka marrë vëmendjen e të gjithëve, ndërsa ish-kryeministri e ka sqaruar ditën e sotme në komunikim me gazetarët,

Ai tha se e gjithë situata ishte një kurth banal nga Edi Rama i cili, sipas Berishës po privonte të drejtën e replikës. Berisha tha se Rama e përdori Alibeajn në mënyrën më të pamëshirshme për të dytën herë.

“Dua të sqaroj se çfarë ndodhi dje. Në një kurth banal, Edi Rama për të më privuar nga e drejta e replikës, për diskutimin e tij keqpërdori Enkelejd Alibeajn për të dytën herë në mënyrën më të pamëshirshme. Ai gjatë fjalimit të tij përmendi emrin tim me dhjetëra herë dhe rregullorja e Republikës përcakton të drejtën e replikës që ushtrohet menjëherë pas folësit. Vetëkuptohet që e drejta për replikë më takonte mua. Ai nxori me vrap veglën e tyre të bllokojë platformën që unë të mos flas. Jue patë, ndërhyri Taulant Begoja, haptas në mbrojtje të një njeriu të keqpërdorur. Fjala i takonte Sali Berishës por për të mbrojtur padronin e tij do e merrte ai fjalën dhe shkoi zuri vendin tim. Meqë jemi këtu dua të sqaroj se kjo nuk ishte hera e parë, para një muaji në mënyre të neveritshme u përsërit i njëjti skenar. Unë e kalova mendova se ky njeri do e kuptojë por kur e bëri dje duhet ët jepja përgjigje. Ajo e di që pas folësit kanë radhën replikuesit dhe jo diskutanti, kurse kryetarja në të dy rastet mbajti qëndrim kundër rregullores”

Top Channel