Fondi i solidaritetit/ Europa ndjek shembullin e SHBA me ndihma materiale dhe ushtarake për Ukrainën

22/04/2022 11:46

Bashkimi Europian po përgatit një fond solidariteti për Ukrainën.

Zyrtarë që kanë njohuri për cështjen pohuan se fondi ka për qëllim të ndihmojë Ukrainën me mbështetjen e likuiditetit- sic e pohoi dhe presidenti Volodymir Zelensky, sipas të cilit vendit i duhen i duhen 7 miliardë dollarë në muaj për të rekuperuar humbjet ekonomike.

Ushtria ruse synon të shkatërrojë të gjitha objektet në Ukrainë që mund të shërbejnë si bazë ekonomike për jetesën. Kjo përfshin stacione treni e hekurudha, magazine ushqimore, depozita nafte, rafineri.

Vlerësimet për rindërtimin e infrastrukturës së vendit të dëmtuar nga lufta janë të gjera, por shumica shkojnë në disa qindra miliarda euro. Brukseli heziton të vendosë shifra për fondin, pasi mospajtimet vazhdojnë, megjithatë ka nisur të bëjë një vlerësim të nevojave financiare të Ukrainës së bashku me Bankën Botërore.

Fondi merr shtysë nga përvojat e kaluara të BE-së, siç është nisma e BE-së për Refugjatët në Turqi prej 6 miliardë eurosh, që synonte mbështetjen dhe akomodimin e refugjatëve dhe emigrantëve nga ana e Ankarasë, sipas marrëveshjes së migracionit BE-Turqi që synonte të parandalonte fluksin e emigracionit drejt bllokut europian.

Më herët, presidenti Joe Biden njoftoi një tjetër ndihmë të SHBA-së për Ukrainën prej 800 milionë dollarësh. Paketa e re ushtarake përfshin artileri të rëndë shumë të nevojshme, 144,000 fishekë municionesh dhe dronë për forcat ukrainase në betejën e përshkallëzuar për rajonin Donbas në Ukrainën lindore. Kjo i shtohet ndihmës në rreth 2.6 miliardë dollarë që presidenti Biden kishte miratuar më parë.

Përveç forcimit të rezistencës së Ukrainës në fushën e betejës, ne po demonstrojmë gjithashtu mbështetjen tonë për popullin e Ukrainës. Javën e ardhshme, do të më duhet t’i dërgoj Kongresit një kërkesë buxhetore shtesë për të furnizuar pa ndërprerje armët dhe municionet.

Kongresi ka sinjalizuar se është i hapur ndaj kërkesave të mëtejshme dhe ka pritur që të kërkohej ndihmë e mëtejshme për ukrainasit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA